Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tetova pret ndeshjen e madhe të boksit, shqiptari përballet me amerikano-latinin

Shkruar nga NEWSPORT
Tetova pret ndeshjen e madhe të boksit, shqiptari përballet me

Nelson Hysa do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 29 korrik në orën 18:00. Boksieri shkodran do të përballët në qytetin e Tetovës përballë boksierit më të mirë të Amerikës Latine, Marcos Antonio Aumada.

Në ranglistën botërore boksieri argjentinas mban vendin e 84-t. Përballja që do të zhvillojnë dy boksierët do të jetë në peshën më shumë se 92 kilogramë.

Hysa kërkon të tregojë forcën kundër një rivali të tillë pasi në ndeshjet që shkodrani ka zhvilluar në karrierën e tij nuk është përballur kurrë me një kundërshtar të një niveli siç është Aumada.

Argjentinasi në vendin e tij mban vendin e parë si më i miri, ndërsa në Amerikën Latine respektohet si një nga më të mirët.

Kujtojmë që në ndeshjen e fundit në Londër, Hysa humbi por po vazhdon përgatitjet intensive për sfiden e Tetovës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga