
Tërbuni vazhdon përforcimet në këtë merkato, me synimin për të rritur cilësinë ne ekip për pjesën tjetër të sezonit.
Galip Arapi është afrimi i dytë i pukjanëve. Tërbuni ka arritur marrëveshjen me Partizanin për huazimin e mesfushorit për pjesën tjetër të sezonit, dhe tashmë 21-vjeçari do të mbajë veshur fanelën e skuadrës së Kategorisë së Parë.
Tashmë Arapi do të ketë mundësinë të fitojë më shumë minuta nga trajneri Alert Alcani. Tërbuni do të përballet me Orikun në fundjavë në kuadër të javës së 13-të të Kategorisë së Parë.
Poll