
Tirana do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Një sfidë e rëndësishme për të dy ekipet, ku pritet që stadiumi të jetë i tejmbushur.
Tifozët bardheblu "Tirona Fanatics" kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku bëjnë me dije se biletat drejt fundit. Në kanalin zyrtar të komunikimit, ultrasit kryeqytetas njoftojnë:
"Biletat po avullojne!
Gjithcka po bohet gati per ngjyrosjen e KRYEQYTETIT me ngjyren e tij natyrale...ate bardhe e blu! Te henen shkojme ne stervitjen e parafundit te ekipit per ti dhene atyre mbeshtjeten e duhur e per ti rikujtuar gjithashtu rendesine historike te kesaj sfide te rruges se perbashket drejt titullit te 30-te Kampion.
Eshte koha qe lojtaret te fitojne per vete, ne fitoret tona nuk i diskutojme kurre! Eshte koha qe te tregojne vlerat e tyre individuale e vlerat e perbashketa te grupit per tu bere pjese e HISTORISE SE PAVDEKSHME se Kryeqytetit! Tani eshte momenti!
NE JEMI TIRONA! Te tjeret...detaj!"