Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

TË FALEM NDERIT SKËNDERBE!!!

Shkruar nga NEWSPORT
TË FALEM NDERIT SKËNDERBE!!!

Nga Ervin Baku

Të falem nderit Skënderbe, për emocionet e papërshkrueshme që më ke dhënë mua personalisht, por dhe miliona shqiptarëve në mbarë botën nga 29 qershori deri dje...

Të falem nderit Skënderbe, sepse për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar një skuadër kalon 4 ture në një kompeticion europian...

Te falem nderit Skënderbe, sepse do na sjellësh në Shqipëri, për herë të dytë në tre vjet, himnin e Europa League. Pasi na ke sjellë më parë, vetëm Ti, himnin e Champions League...

Të falem nderit Skënderbe, sepse falë Teje jemi rritur në Europë. Ti, po e po. Por edhe futbolli shqiptar. Përfaqësuesi i vetëm i denjë i të cilit je aktualisht Ti. Sepse vetëm duke u rritur nuk do të bllokohemi, ndalemi dhe keqtrajtohemi nëpër kufij apo kudo tjetër...

Si gazetar që jam, për të gjitha këto, TË FALEM NDERIT SKËNDERBE! ZOTI TË BEKOFTË! Kam një ndjesi që do ta kalosh dhjetorin këtë herë...

PS: UEFA më tërhoqi veshin dje... Por Skënderbeun nuk mund ta ndalte asgjë dje.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga