
Ermal Nexhipi nuk është më trajner portierësh në klubin e Kukësit. Sot në drekë ishte vetë Nexhipi që bëri me dije përfundimin e bashkëpunimit.
Ndërsa tanimë klubi verilindor ka falënderuar trajnerin e portierëve duke zyrtarizuar këtë largim të rëndësishëm nga stafi i verilindorëve. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të klubit kuksian thuhej:
"FK Kukësi falënderon trajnerin e portierëve Ermal Nexhipin për kontributin e tij gjatë viteve edhe i uron suksese në karrierën e tij!"
Poll