Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Myqerem Tafaj: A ekziston Televizioni Publik Shqiptar?

Shkruar nga NEWSPORT

Transmetimi i Europianit "Francë 2016" do të bëhet nga media private dhe ato me pagesë, ndërsa TVSH, që mbahet me taksat e të gjithë shqiptarëve nuk do të ketë asnjë të drejtë transmetimi për herë të parë në historinë e tij. Kjo çështje ka kohë që zien, ndërsa reagimet kanë qenë të pafundme nga qytetarët, radha i ka ardhur dhe politikës.

Myqerem Tafaj, ish-Ministër i Arsimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe sot deputet i Partisë Demokratike ka reaguar në profilin e tij zyrtar në "facebook" në lidhje me transmetimin e evenimentit më të madh të momentit, Kampionatin Europian të Futbollit, "Francë 2016". Ai e quan të patolerushme këtë që po ndodh, që Televizioni Publik Shqiptar nuk transmeton për shqiptarët këtë evenimet, duke qenë se financohet nga taksat e qytetarëve.

[caption id="attachment_1446" align="alignright" width="169"]myqerem tafa Faksimile e reagimit të ish-ministrit në "facebook"[/caption]

"A ekziston Televizioni Publik Shqiptar?

Televizioni Publik Shqiptar nuk transmeton Kampionatin Europian të Futbollit! Komisioni i Kuvendit të thërrasë drejtuesit e RTSh.

Kjo ndodh për herë të parë në historinë e TVSH. Ky televizion financohet nga taksat e qytetarëve. Po qytetarët e zonave më të largëta dhe më të varfra të vendit, që shohin vetëm TVSH, ku do ta ndjekin këtë kampionat? Ku shkojnë taksat e qytetarëve? Kjo është skandaloze dhe drejtuesit e TVSH duhet të dalin dhe t'i shpjegojnë opinionit publik përse nuk transmetohet kampionati dhe ku kanë shkuar taksat e qytetarëve?

Komisioni i Edukimit dhe Medias i Kuvendit të Shqipërisë duhet të thërrasë drejtuesit e RTSh dhe të kërkoj shpjegime.

Tani është plotësisht legjitime pyetja: A ekziston Televizioni Publik Shqiptar?", përmbyll ish-Ministri i Arsimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve në profilin e tij në "facebook".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga