Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SUPERSFIDA/ Dritan DERVISHI parashikon kryendeshjen dhe zbulon "ilaçin" e fitores: PARTIZANI  të luajë me ritme të larta, ja pse është e vështirë me SKËNDERBEUN

Shkruar nga NEWSPORT
SUPERSFIDA/ Dritan DERVISHI parashikon kryendeshjen dhe zbulon

Sot, Partizani do të luajë kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores.  Ky takim është mjaft i rëndësishëm për të dy skuadrat, ndërsa një parashikim për këtë sfidë e ka dhënë edhe ish-drejtori i kuq, Dritam Dervishi. Ky i fundit për Newsport.al deklaroi: "Do të jetë një sfidë që i ka tre rezultatet brenda. Mendoj se Partizani është pak më i favorizuar. Shanset janë 51 % me 49 % për të kuqtë", tha fillimisht ai.

Për sa i përket lojtarit deçiziv, Dervishi tha: "Nuk ka lojtar deçiziv. Grupi që ka dëshirën për të marrë fitoren dhe ekipi që ruan qetësinë përgjatë 90 minutave, do të dalë i fituar".

Në fund ish-drejtori i kuq tregoi si mund të fitojë Partizani:" Nëse do të luajë me ritme të larta, do ta fitojë ndeshjen. Në të kundërt do ta ketë mjaft të vështirë", deklaroi për Newsport.al Dritan Dervishi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga