Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sulmi i Dinamo – Partizani “flet” të njëjtën “gjuhë”, por “tradhton” Dritan Mehmetin

Shkruar nga NEWSPORT
Sulmi i Dinamo – Partizani “flet” të njëjtën

Dinamo dhe Partizani do të duelojnë “kokë më kokë” për 3 pikët e javës së 23-të të Superiores. Dinamovitët dhe demat do të vihen përballë njëri –tjetrin në derbin e 3-të të sezonit, ndërsa kanë të detyrueshëm vetëm rezultatin pozitiv.

All - Paragraf - 3

9 pikë i ndajnë dy ekipet mes tyre në tabelën e klasifikimit. Të kuqtë mbajnë vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa “Blutë” ndodhen të 5-tët në klasifikim me 38 pikë. Pavarësisht diferencave në klasifikim të dyja skuadrat ia kanë dalë të shënojnë numër të njëjtë golash.

Reparti i sulmit është “identik” pasi në 22 javë ia kanë dalë të shënojnë 29 gola. Por dinamovitët i lë në “baltë” mbrojtja e cila ka pësuar më shumë se e demave.

30 herë Dinamo e ka nxjerrë topin nga rrjeta, kundrejt 20 të Partizanit. Dueli i së shtunës mes tyre do të jetë mjaft i luftuar, pasi “djemtë” e Dritan Mehmetit do të synojnë fitoren e 3-të rresht në kampionat për të shpresuar deri në fund për një vend në “Final – Four”, nga ana tjetër të kuqtë kërkojnë rikthimin te fitorja, e cila iu mungon prej dy ndeshjesh.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7