
Dje, Partizani iu ka dhënë dorën përgatitjeve për ndeshjen e parë të këtij viti që të kuqtë do luajnë ndaj Flamurtarit në orën 17:00, në kuadër të javës së 17-të të kampionatit.
Duke parë se lëvizjet në kampin e "Demave të Kuq" kanë qenë të shumta, trajneri Sulejman Starova ka menduar që në takimin e sotëm të hedhë në fushë disa prej prurjeve të reja, vendim ky i marrë pasi disa prej titullarëve të gjysmës së parë të sezonit tashmë janë larguar nga Partizani.
Në këto kushte, Starova ka menduar të prezantojë Partizanin e ri që në ndeshjen e parë të këtij viti për të kuptuar njëkohësisht nëse merkatoja janarit ka qenë apo jo ajo e duhura.
Poll