Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Sul Starova e thotë copë: Penalltia kundër Tiranës nuk jepej

Shkruar nga NEWSPORT
Sul Starova e thotë copë: Penalltia kundër Tiranës nuk jepej

Gara për titullin kampion u rihap mbrëmjen e djeshme kur Vllaznia mposhti në Klasiken e Shqipërisë skuadrën e Tiranës. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” u vendos nga një penallti e shndërruar në gol nga Herald Marku.

All - Paragraf - 3

Një fitore që nuk kaloi pa polemika, por gjithsesi kjo sfidë edhe pse përfundoi do vazhdojë te jetë në qendër të diskutimeve. Sulejman Starova, ish-trajneri i Partizanit, tashmë specialisht futbollit i ftuar në emisionin “Skaner” do të analizonte fitoren e kuqebluve. Ndër të tjera do të theksonte se penalltia nuk duhej të jepej aq shpejt në një ndeshje të nivelit të tillë.

 “Vllaznia është në rritje. Tirana është mirë. U mund në Kukës dhe këtu, por nuk mund të themi se është dobët. Ndonjëherë mposhten vetëm nga një episod. Nuk jepet kaq kollaj penalltia në ndeshje të tilla. Vllaznia u mbrojt mirë dhe nuk la hapësira pas golit.

Po shikoja duelet në mesfushë. Ishin perfektë në anën defensive te Tirana. Këta bënë që të mos dallohej Marku, Jonuzi dhe Alivoda. Tirana ishte pak më mirë në pjesën e parë, sepse Vllaznia tentoi të merrte terrenin dhe hapësirat që u krijuan, lanë Patrick dhe Hasani. Vllaznia ka filluar të rregullojë mbrojtjen”, ka deklaruar Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga