Do të luajnë në Kategorinë e Parë, por vijojnë të japin leksione menaxheriale për futbollin shqiptar. Klubi i Skënderbeut do të përfitojë tjetër shumë të konsiderueshme nga Steaua e Bukureshtit. Së fundmi, në Rumani është transferuar talenti korçar Skerdi Xhixho.
Lojtari ka mbërritur në Bukuresht ku ka nënshkruar edhe kontratë me rumunët, të paktën sipas menaxherit të tij Erjon Islami. Është ky i fundit që përmes një positmi në facebook shkruan: “Dy korçarë në Bukuresht, Skerdi Xhixho lojtari i ri i Steauas së Bukureshtit”, shkroi Islami në “Facebook”.
Xhixho është larguar me parametra zero, por klubi i Skënderbeut do të përfitojë tarifën e formimit të futbollistit. Sulmuesi u aktivizua vetëm në një ndeshje me sezonin e shkuar me Skënderbeun, kurse tashmë ka bërë hapin e madh në karrierë.
