
Stavi NIca ka marrë në dorë “frenat” e Kukësit për sezonin e ri. Pas largimit të Rraman Hallaçit, stoli i kësaj skuadreje iu besua ish-it të Laçit.
Tashmë Nica ka nisur aventurën e re te verilindorët, ndërsa paraditen e sotme ka zbritur në fushën e lojës për të zhvilluar edhe stërvitjen e parë të ekipit. 69-vjeçari në këtë mënyrë ka parë nga afër të gjithë lojtarët dhe gjendjen e tyre.
Kujtojmë se Kukësi sfidën e radhës do ta luajë në “Elbasan Arena” ku do të sfidojë Dinamo City. Kjo përballje do të luhet më 13 shtator dhe është e vlefshme për javën e 3-të të Superiores.
Poll