
Ditën e djeshme, në miqësoren që Partizani luajti kundër Berliner AK 07 në Turqi, pati një mosmarrëveshje mes trajnerit Sulejman Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi. Edhe pse u mendua se fillimisht mund të ishte diçka e zakonshme, nuk ka qenë kështu.
Ka qenë vetë trajneri Sulejman Starova i cili ka sqaruar këtë çështje një pronocim për mediat. I pyetur se pse ka ndodhur kjo gjë, Starova është përgjigjur: "Kam kërkuar zëvendësimin e tij në fushë dhe jo largimin nga Partizani. Janë dy gjëra të ndryshme, por sigurisht që u zhgënjeva nga sjellja e Trashit. Ai është një lotjari i rëndësishëm por nuk mund të dalë mbi Partizanin. As ai, as unë dhe as ndonjë tjetër".
I pyeturse çfarë ndodhi mes Trashit dhe Starovës, trajneri është përgjigjur: "Nisi të ankohej pse u zëvendësua 15 minuta nga fundi në një ndeshje miqësore. A ka kuptim kjo? Si mund të shfryjë një futbollist për një ndeshje miqësore, për të cilat unë them gjithnjë që rezultati vjen në plan të dytë. U ankua për zëvendësimin, dakord, nuk po i kushtojmë rëndësi, por të hedhësh fanelën dhe të ngrindesh gjithë kohën, kjo është e pafalshme", është shprehur Starova.
Lidhur me të ardhmen e Trashit, Starova është shprehur: Nuk e di, kjo pjesë u takon drejtuesve të klubit. Ai bërë një gabim dhe për këtë do të mbajë përgjegjësi. Drejtuesit janë të informuar për gjithçka", ka thënë Starova në fund të fjalës së tij.