
Me përfudimin e derbit të fituar nga Tirana me shifrat 2-0 kundër Partizanit, që i shihte të kuqt si pritës të kësaj supersfide. Sulejman Starova njëkohësisht dhe ish trajner i Partizanit ka folur rreth takimit.
Sulejman Starova për emisionin Skaner:
"U kënaqëm sot nga derbi. Spektakli në këtë stadium madhështor është i garantuar. Pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Ndeshja nisi mirë për të dyja skuadrat. I erdhi mundësia Tiranës të kalonte në avantazh me penallti, por u humb nga Xhixha, i cili më pas u kthye në hero të ndeshjes. Ka edhe një humbje vigjilente te Partizani, te dy qendrat që zakonisht luajnë mirë.
Ka një dilemë, e cila shtyn portierin, i cili me këmbën e dobët bën atë veprim dhe kalon Tiranën në avantazh. Tirana më pas vuajti për rreth 20 minuta, ku Partizan kishte mundësinë të barazonte. Më pas një tjetër gol dhe Tirana fitoi derbin.
Situata e deritanishme është që, Partizani ka meritën që udhëheq kampionatin, duke u ndërtuar. Janë shumë lojtarë të rinj. Partizani vazhdon të udhëheqë kampionatin, por nuk e ka pjekurinë e Tiranës. Bardheblutë ishin më të rrjedhshëm, por nuk kishte ndonjë diferencë të madhe. Partizani e vuri në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Duhet pranuar që Tirana bëri më pak gabime se Partizani dhe është ky rezultat".