
Florent Hasani
Florent Hasani është bërë protagonist ditën e sotme në kampionatin turk me skuadrën e Bolusporit. Ish-sulmuesi i Tiranës ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës sot në përballjen ndaj Bandirmaspor.
Në minutën e 27-të të takimit, Florent Hasani arriti të shënojë golin e baraspeshës ndaj miqve. Me një goditje nga e majta e tij, ish-i i bardhebluve e la portierin kundërshtar pa asnjë zgjidhje, duke çuar topin në fund të rrjetës.
Së bashku me golin e realizuar sot ndaj Bandirmaspor, Florent Hasani ka shkuar në kuotën e 8 golave në 17 paraqitje me Bolusporin. 28-vjeçari shqiptar u bë pjesë e klubit turk në shkurtin e këtij viti si lojtar i lirë nga Rapidi.