Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Dikur “makth” i mbrojtjeve në Superiore, ish-i Partizanit rikthehet si “supermen” tek skuadra ukrainase

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dikur “makth” i mbrojtjeve në Superiore, ish-i
Arinaldo Rrapaj

Iu desh një kohë relativisht e gjatë, por më mirë vonë se kurrë! Ky është shembulli më i mirë që vjen nga Superliga ukrainase, aty ku Arinaldo Rrapaj ka gjetur golin e tij të parë në këtë vit të ri kalendarik 2026, duke ndihmuar skuadrën e tij Kolos Kovalivka drejt fitores 1-0 përballë Kudrivkas, në kuadër të javës së 27-të të këtij kampionati.

Sulmuesi shënoi në të 24-tën minutë të fraksioni të parë të lojës, pas shërbimit të përkryer që mori nga Ardit Tahiri, një tjetër futbollist shqiptar që luan po tek kjo skuadër.

Një moment “unik” për ish-in e Partizanit, i cili ka vuajtur me dëmtimet, ndërsa u rikthye në prill për të marrë minuta “gradualisht”, përpara se të kthehet në titullar “i padiskutueshëm”. Më herët, Rrapaj u bë protagonist me një asist të dhënë javën e kaluar.

Goli i Arinaldo Rrapaj në Ukrainë

Poll

Lexo gjithashtu