Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rayo Vallecano shkroi historinë në kompeticionin madhor, mbrojtësi shqiptar REAGON për herë të parë: Bëmë ëndrrat realitet!

Shkruar nga NEWSPORT
Rayo Vallecano shkroi historinë në kompeticionin madhor,
Rayo Vallecano

Rayo Vallecano siguroi finalen e Conference League, pasi mposhti Strasbourgun edhe në ndeshjen e kthimit në Francë, falë golit të shënuar nga Alemao në minutën e 42-të.

Këtij momenti kulmimant i gëzohet dhe Ivan Balliu, mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, i cili mori minuta të vlefshme në takimin e dytë gjysmëfinal, duke lënë gjurmën e tij të çmuar. Në një postim të bërë në rrjete sociale, Balliu ndan lumturinë me tifozët e klubit teksa shkruan se ëndrra për të cilën kanë luftuar prej kaq kohësh, është bërë tashmë një realitet i jetueshëm. 

"Ëndërruam prej vitesh për një natë si kjo, dje kjo ëndërr u bë histori", janë fjalët e mbrojësit shqiptar në këtë postim.

Një finale plotësisht e merituar për iberikët, të cilët do të masin forcat përballë anglezëve të Crystal Palace më 27 maj, ku kjo përballje është e përcaktuar për t'u zhvilluar në stadiumin e Leipzig të Gjermanisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balliu (@balliu)

Poll

Lexo gjithashtu