
Skenat e dhunës në futbollin shqiptar nuk kanë fund. Ditën e sotme disa tifozë të Laçit nga tribuna goditën me sende të forta zv.trajnerin e Partizani, Ilir Bozhiqin. Por skenat e dhunës nuk janë prezente vetëm në Superligën e Shqipërisë, por edhe në atë të Kosovës.
Ditën e sotme, u luajt takimi Ballkani-Llapi e mbyllur me rezultatin 1-0. Në këtë ndeshje nuk ka munguar as tensioni mes dy ekipeve teksa shkak u bë një ndërhyrje e ashpër e lojtarit të Ballkanit ndaj atij të Llapit. Të dyja ekipet u përfshinë në një sherr masiv, ndërsa zv.trajneri i Llapit godet më pas me grushtë lojtarin e skuadrës së Ballkanit që drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Skena të tilla pritet të kalojnë në komisionin e Disiplinës dhe gjithashtu pritet dënime të ashpëra.