
Dje janë luajtur nëntë nga dhjetë takimet e javës së katërt të kampionatit në Kategorinë e Parë. Mes nëntë sfidave të zhvilluara ditën e djeshme ka qenë dhe takimi mes Burrelit dhe Shënkollit që është mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.
Një detaj që ka shokuar opinionin sportiv ka qenë deklarata që ka dhënë ish-trajneri i Superligës dhe aktualisht trajner i Burrelit Stavri Nica. Ky i fundit ka pohuar se për gati 20 minuta është kërcënuar me jetë nga kapiteni i Shënkollit, Emirjon Mirdita, ku ky i fundit i ka thënë Nicës "do të të vras".
Nica ka kërkuar ndihmën e organeve kompetente lidhur me këtë rast por edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në të shkuarën, veprime të cilat më të drejtë i cilëson aspak njerëzore dhe sportive, duke theksuar se çdo ditë për të por jo vetëm, po bëhet me e vështirë, pasi kjo nuk është situata e vetme që ka vënë në vështirësi Nicën i cili ndihet i kërcënuar nga këto ngjarje që nuk kanë munguar dhe herë të tjera në futbollin shqiptar