
Cristian Shpendi është shfaqur protagonist me ekipin e Cesena, duke ndihmuar këta të fundit të fitojnë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie C, Cesena fitoi me rezultatin 3-0 përballë Luçhese.
Goli i dytë dhe i tretë për bardhezinjtë u shënuan pikërisht nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare U21. Ishte talenti shqiptar që në minutën e 87’ dyfishoi shifrat dhe “fiku” shpresat e miqve. Teksa për të vulosur rezultatin përfundimtar, Shpendi mendoi në minutën e 96’.
Një super paraqitje për Shpendin që arrin kështu në kuotën e 9 golave këtë sezon me Cesenën, në sfidat mes kampionatit dhe Kupës.
Poll