
Cristian Shpendi vazhdon formën e mirë me fanellën e Cesenas. Lojtari që luan me ekipin që militon në Serie C ka gjetur përsëri golin.
Në ndeshjen që Cesena po luan aktualisht përballë Fermana, Shpendi ka shënuar golin e dytë për të tijët. Rezultati momentalisht është 0-2 dhe shqiptari arriti të dyfishonte shifrat.
Ky gol vjen menjëherë pas golit që Shpendi shënoi një javë më parë përballë Anconas.
Poll