
Erzeni ishte një nga skuadrat më simpatike të Abissnet Superiore në dy fazat e para të kampionëtit. Shijakasit majde u cilësuan edhe si “Hirushja” e kampionatit që të kënaqte sytë” duke i parë lojtarët të luanin në fushën e lojës. Një skuadër që u ndërtua pa pretendime në merkaton e verës, suprizoi të gjthë në fillimin e sezonit.
Pikërisht tani duket se skuadrën e Xhecahir Kapllanin ka nisur ta lërë “nafta” rrugës. Shijakasit në 12 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore kanë arritur të marrin vetëm një fitore, atë ndaj Egnatias në fazën e tretë, ku triumfuan me shifrat 2-1. Kanë marrë 6 barazime dhe 5 humbje, duke humbur kështu ndjeshëm terren në tabelën e klasifikimit.
Që nga vendi i dytë dhe tretë qqë ndodhej Erzeni në dy fazat e para, tashmë e shikon vetën në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit, vetëm 1 pikë larg Kukësit të vendit të 8-të. Erzeni nuk ëhstë më ajo skuadra që luante dhe mposhte çdo kundërhstar, teka tashmë rrezikon të kthehet andej nga erdhi.
5 ndeshjet e fundit do të vendsin shumë edhe për fatin e tyre në Superiore, ku Kapllani do të syojë të marrë maksimumin e pikëve për të mos “dreqosur” një sezon të tërë. Reagimin duhet ta bëjnë që në transfertën e Laçin ditën e diel, ora 15:00.