Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Siguri e jashtëzakonshme në "Elbasan Arena", SHISH dhe Prokuroria marrin në dorë situatën

Shkruar nga NEWSPORT
Siguri e jashtëzakonshme në "Elbasan Arena", SHISH dhe

Shqipëria do të luajë kundër Izraelit në kuadër të eliminatoreve të Botërorit "Rusi 2018". Kjo sfidë është tejet delikate për sa i përket pikëve, pasi në këtë ndeshje do të vendoset fati i kuqezinjve tanë për rrugëtimin drejt Rusisë. Takimi ishte përcaktuar të luhej në Shkodër, por për shkak të frikës nga terrorizmi, kjo ndeshje u zhvendos në "Elbasan Arena".

Ditën e sotme mësohet se shërbimi informativ shtetëror (SHISH) është angazhuar maksimalisht për këtë ndeshje, teksa po bashkëpunon me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe drejtorinë e anti-terrorit në Policinë e Shtetit. Sipas asaj që raporton "TV Klan", shumë numra telefonash janë vënë në përgjim dhe gjithashtu disa persona po mbahen nën vëzhgim.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet në datën 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga