
Herald Marku mund të konsideohet si “heroi” i Klasikeve të Shqipërisë. Mesfushori ishte edhe ditën e djeshme vendimtar me golin e tij në duelin me Tiranën, duke i dhuruar kështu Vllaznisë 3 pikët.
Një fitore kjo që rihapi garën për titullin kampion në Abissnet Superiore, pasi tashmë diferenca mes bardhebluve dhe kuqebluve është vetëm 3 pikë.
Shkodranët janë tashmë forca e dytë e kampionatit dhe kjo padiskutim falë Herald Markut. Mëngjarashi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por ky nuk është goli i vetëm. Marku mund të konsiderohet pa frikë si “makthi” i kampionëve, pasi edhe më parë ka shënuar gola me vlerë 3 pikëshi ndaj kryeqytetasve.
Edhe në duelin e fazës së parë mes dy ekipeve të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, Marku shënoi në fitoren 2-1 të shkodranëve ndaj kryeqytetasve. Por jo vetëm kaq, 26-vjeçari ka shënuar dopietë në sezonin 2020-21 kundër Tiranës në fitoren 3-2 të Vllaznisë në atë edicion në Shkodër.