Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SHEHIN e mban në “ankth” ABAZAJ, MARTINI me më të mirët (FORMACIONET E MUNDSHME)

Shkruar nga NEWSPORT
SHEHIN e mban në “ankth” ABAZAJ, MARTINI me më të

Teuta dhe Tirana do të vihen përballë njëra –tjetrënvetëm pak ditë nga sfida e kampionatit. Këtë herë në “Niko Dovana” do të bëhen llogaritë e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Akti i parë mes durrsakëve dhe bardhebluve ka përfunduar në favorin 3-0 të kryeqytetasve, teksa në përballjen e ditës së sotme “djemtë e detit” do të synojnë përmbysjen e madhe.

Orges Shehin në këtë sfidë e mban në ankth Kristal Abazaj. Për aktivizimin e tij do të vendoset para ndeshjes, pasi duet të shikohet me kujdes edhe gjendja e tij. Nëse ish-sulmuesi i Kukësit nuk ia del, atëherë në vend të tij do të luajë Gjumsi.

Ndërkohë Edi Martinit për fatin e tij të mirë do të ketë të gjithë lojtarët të gatshëm dhe në fushë do të hedhe më të mirët që ka në dispozicon për të tentuar edhe përmbysjen.

Formacionet e mundshme:

Teuta: Qirko, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Marku, E.Vila, Beqja, Kallaku, Gjinollari, Daci (Gruda), L.Vila. Trajner: Edi Martini

Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Hila, Aleksi, Lushkja, Hasani, Abazaj (Gjumsi), Haxhiu. Trajner: Orges Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga