Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SHEHI merr "frymë" lirisht para Kastriotit, TIRANËS i kthehet “motori” i skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana duhet të hedhë prapa krahëve humbjen me Vllazninë në Klasiken e Shqipërisë, pasi tashmë duhet të mendojë për duelin e radhës në kampinët. Përballë do të ketë Kastriotin, i cili ditën e djeshme njoftoi largimin e Ardian Memës dhe zyrtarizoi rikthimin e Emiliano Çelës.

Por për këtë duel Orges Shehi “feston” rikthimin e “motorit” të skuadrës. Albano Aleksi ishte mungesa e madhe ndaj shkodranëve, pasi mesfushori kishte plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Tashmë ish-lojtari i Teutës e ka shlyer pezullimin dhe do të rimarrë vendin e tij në formacion në sfidën e javës së 22-të. Ndërkohë nga ana tjetër me nga 3 kartonë janë edhe Bekaj, Hila, Iseni dhe najdovski që nëse ndëshkohen në duelin me krutanët do të humbasin sfidën e ardhshme me Teutën.

[caption id="attachment_680250" align="alignnone" width="300"] Albano Aleksi[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga