
Të gjithë tashmë jemi “sy e veshë” nga dueli i ditës së premte, ku Partizani dhe Tirana do të përplasin “brirët” mes tyre në derbin e 3-të të këtij sezoni. Një sfidë që premton të jetë e luftuar dhe spektakël në fushë dhe në shkallët e stadiumit.
Një ish i madh i kësja sfide është Orges Shehi, i cili vetëm në fund të vitit të kalaur ndau rrugët me gjyq me bardheblutë, ndërsa vendosi të kalonte në krahun tjetër të kryeqytetit. Tashmë timonieri durrsak do të synojë të sigurojë fitoren e parë në derbin e parë kundër Tiranës.
Nëse shehi arrin të marrë 3 pikët kundër bardhebluve në “Air Albania” atëherë do të bëhej trajneri i dytë që fiton derbin e kryeqytetit me të dyja ekipet. I paeri që e ka bërë diçka të tillë është Suljeman Starova. “Bobi” ka luajtur me të dyja ekipet dhe i aka dalë të fitojë derbin po me të dyja skuadrat.