VIDEO/ Xhaka nuk përmbahet pas fitores ndaj Chelsea, shqiptari shan gjatë intervistës
Shkruar nga NEWSPORT
Arsenali arriti të mposhte 1-0 skuadrën e Chelsea në derbin e Londrës, teksa goli i Gabriel Jesus do të ishte vendimtar në këtë tsakim.
Mesfushgori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka si gjithmonë ishte titullar në këtë përballje, teksa në fund të sfidës nuk i kontrolloi dot emocionet, ndërsa gjatë intervistës për “BT Sport” filloi me të shara.
“Atmosfera është e pabesueshme (Atmosphere is fucking unbelievable)”, ishin fjalët e Xhakës, me gazetarin që ndërhyri duke i kërkuar ndjesë audiencës.