
Bylis-Vllaznia është një nga sfiat që do të luhet ditën e sotme në orën 13:00 në “Adush Muça”. Një sfidë mjaft e rëndësishme dhe që pritet me mjaft interes për shkak edhe të objektivave që kanë dy ekipet.
Për të arbitruar këtë duel të luftuar janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në Ballsh. Kryesorë do të jetë Florian Lata dhe asistentë të tij do të jenë Xhulio Mani dhe Gerlad Cenolli, ndërsa gjyqtar i katërt është Olsid Ferataj.
VAR-i i ëhstë besuar Andi Koçit, teksa në AVAR Orlando Kuka. Vëzhgues i arbitrave do të jetë Ilirjan Kristo ndërsa delegat i Federatës në këtë takim është caktuar Agim Mone.
Poll