Ish-deputeti i parlamentit shqiptare, Selami Jenishehri duket se ka nisur thumbimet në distancë për stafin teknik të Vllaznisë.
Kryetari i Partisë së Pensionistëve ka bërë një status në rrjetet sociale "Facebook" ku pranon se është gati edhe për të marrë drejtimin e skuadrës kuqeblu.
Në statusin e tij, ai pranon se zotëron liçensën e trajnerit dhe një eksperiencë te Vllaznia do sillte rezultate të mira për ekipin shkodran.
"Unë kam provu se jam mësues futbolli e më kanë dhënë liçensën e trajnerit. Kush të ketë dëshirë me u deskretitu nga stafi teknik i vllaznisë, gati më ka" shkruan Jenisheri në njoftimin e tij. Më tej, ai shton se trajneri Thomas Brdaric duhet ndërruar dhe ekipi i Vllaznisë të drejtohet prej tij.



Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram