Superliga ka mbyllur tre nga ndeshjet e javës së katërt. Dje, Teuta dhe Kukësi barazuan 0-0, ndërsa sot Kastrioti dhe Tirana u ndanë 0-0, ndërsa Egnatia mposhti pastër 3-0 Vllazninë në Rrogozhinë.
Nesër në 15:00 Bylis luan me Laçin në Ballsh, teksa në 17:45 Partizani dhe Erzeni luajnë në Elbasan. Pas tre ndeshjeve të para të kësaj jave, edhe renditja e Superligës ka ndryshuar.
Në krye Partizani, që edhe pse me një ndeshje mangut ka 9 pikë, tre më shumë se Egnatia dhe Vllaznia që ndajnë vendin e dytë dhe tretë. Kastrioti, Tirana dhe Erzeni në kuotën e pesë pikëve, për të vijuar me Bylis, Laçi, Teuta dhe në fund Kukësi që ka marrë vetëm dy barazime këtë sezon, gjë që solli edhe largimin e Gegës nga pankina.