
Ishte parashikuar që paraditen e sotme të zhvillohej senaca e radhës stërvitore për kuqezinjtë, të cilët prej ditësh po marrin ngarkesë maksimale. Megjithatë, për stafin trajnues skuadra duket gati për takimin e parë, i cili do të luhet pas 48 orësh me Zvicrën për Europianin që do të zhvillohet në Francë. Për këtë arsye, trajneri Gianni De Biassi dhe ndihmësi i tij Paolo Tramezani kanë rënë dakord që ekipi të qëndrojë 12 orë pushim.
Ky regjim pushimi është absolut, çka do të thotë se lojtarët kanë pasur kohë 12 orë për relaks. Sa i përket seancës së radhës, ajo do të jetë sot në pasdite. Mendohet se do të diskutohen detajet e fundit për formacionin anti-Zvicër, pasi takimi do të zhvillohet në Stade Bollaert-Deliles të Lensit në orën 15:00.