
Përpara sfidës së Milanit me Atalantën, ylli i kuqezinjve Rafael Leao ka folur për mikrofonat e DAZN. Portugezi ka sqaruar zërat që flasin për një largim të mundshëm të tij nga Milan. Ai duket disi i paqartë për të ardhmen e tij megjithëse e sheh veten shumë mirë në Milanello.
"Roli i ri? Jam më afër golit. Ndihem mirë përsa i përket lirisë së lëvizjes dhe së shpejti do të bëj një ndryshim.
E ardhmja? Unë jam mirë te Milani, nuk mund të flas tani, por le të shohim në fund të sezonit dhe gjëja më e rëndësishme është kjo lojë dhe ta mbyllim mirë vitin”. “Përpiqem të shënoj gola në çdo ndeshje, por skuadra dhe tre pikët janë të parat. Është më e rëndësishme të fitosh ndeshjen”.
Si është me modulin e ri? “Trajneri ka gjetur një model tjetër loje, ne mbrohemi shumë më mirë. Kam më shumë liri lëvizjeje, po kalojmë mirë”.