Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Pushimi na ka ndihmuar shumë", Dritan Mehmeti: Erzeni duhet respektuar, por luajmë vetëm për fitore

Shkruar nga NEWSPORT
"Pushimi na ka ndihmuar shumë", Dritan Mehmeti: Erzeni duhet

Dinamo City do të përballet me ekipin e Erzenit në kuadër të javës së 13-të të “Abissnet Superiore”. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 17:00.

Në prag të kësaj ndeshje, në konferencë për shtyp ka folur trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti.

“Koha më e gjatë për këtë ndeshje na ka ndihmuar për të përmirësuar gjërat në anën fizike dhe taktike. Gjendja është e mirë dhe na jep shpresë për të bërë një ndeshje të mirë.

Qëllimi është që të marrim pikët maksimale, duke ditur pozicionin ku ndodhemi, por edhe të përmirësohemi në lojë. Sepse po rritëm cilësinë e lojës, do të kemi edhe rezultate.

Erzeni duhet respektuar, pasi është një ekip i fortë, por Dinamo City luan vetëm për fitore”, është shprehut trajneri i Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga