Lushnja ngjitet në Superligë, pas një sezoni fantastik në Grupin B në Kategorinë e Parë, ku kryesoi nga java e parë deri në të fundit.
Verdhjeshilët e drejtuar nga trajneri Artan Bano mposhtën sot 1-0 ekipin rival të Bylisit duke e kthyer në festë fundin e sfidës në stadiumin "Roza Haxhiu.
Pas ndeshjes, disa nga protagonistët e këtij sezoni të ekipit të Lushnjes, futbollistë të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për ta ngjitur në Superligë u prononcuan shkurt për mikrofonin e TVSH-së.
"Ishte një ndeshje shumë e bukur. E merituam këtë sukses. Ne donim që festën për ngjitjen në Superligë ta bënim në qytetin tonë, në Lushnje, para kësaj tifozërie të mrekullueshme", u shpreh Byzhyti për mikrofonin e TVSH-së
"E mertion që Lushnja të jetë në Superligë. Gjithë ky sukses i dedikohet tifozëve të mrekullueshëm të Lushnjes", tha Koreshi.
"Do doja që sot të isha në fushë. Isha shumë i emocionuar. Falënderoj gjithë bashkë lojtarët. Falënderoj gjithë tifozët e Lushnjes", deklaroi Endri Magani.