Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Protagonist edhe pa gol, Armando Broja në formacionin e javës në Premier League

Shkruar nga NEWSPORT
Protagonist edhe pa gol, Armando Broja në formacionin e javës në
Armando Broja është bërë pjesë e formacionit të javës në Premier League nga sajti i statistikave të lojtarëve, WhoScored. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare di si të jetë protagonist edhe nëse nuk arrin të shënojë gol. Broja e nisi titullar sfidën ndaj Fulham ku londinezët fituan me rezultatin minimal 1-0 falë penalltisë së shënuar nga Cole Palmer. Broja shkëlqeu në fushën e lojës duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtarë. Bomberi kuqezi bëri 2 goditje drejt portës, një saktësi e frikshme pasimi prej 93%, fitoi 2 duele ajrore si dhe bëri 1 ndërhyrje të saktë në mbrojtje. Statistika këto që i dhanë atij notën 7.29 duke u bërë pjesë e formacionit të javës krah yjeve si De Bruyne, Rodri, Richarlison e me rradhë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by WhoScored (@officialwhoscored)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga