Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Projekti i ri te Dinamo, Mehmeti “ngre supet”

Shkruar nga NEWSPORT
Projekti i ri te Dinamo, Mehmeti “ngre supet”

Luigi Di Biaggio mund të emërohet trajneri i ri i Dinamos. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare nga ana e klubit kryeqytetas, emri i italianit po qarkullon ditët e fundit për të marrë drejtimin e 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Dje, dinamovitët zhvilluan një test miqësor me Elbasanin, ndeshje që përfundoi në shifrat 2-2. Në krye të pankinës ishte trajneri Dritan Mehmeti, i cili ka folur pas takimit për mediet.

Sa i përket projektit të ri që do të nisë pikërisht me trajnerin e sipërpërmendur, ai ka ngritur supet. Ndërkohë kontrata që ka me Dinamon e mban edhe për sezonin e ardhshëm në krye të “Nëndetëses Blu”. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, ku parashikohen zhvillime të shumta në javët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7