Ditën e sotme në orën 10:30 në stolin e kombëtares do të zyrtarizohet Sylvinho, i cili do të marrë në dorë frenat e kuqezinjve, ndërsa do të nisë menjëherë nga puna bashkë me stafin e tij.
Tekniku brazilian do të drejtojë kuqezinjtë për 18 muaj, ndërsa objektivi i tij do të jeetë kualifikimi në “Euro 2024”. Gjithashtu vlen të theksohet se ndryshe nga timonierët e tjerë Sylvinho do të zhvendoset të jetojë në Shqipëri për aq kohë sa do të jetë në krye të djemve shqiptarë.
Gjatë aventurës së tij me kuqezinjtë, braziliani pritet të përfitojë 1.1 milionë euro, teksa në rast të dështimit për t’u kualifikuar në “Euro 2024” do t’i mbahet një 25-30% e kontratës të nënshkruar me FSHF-në.