Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Presidenti i Egnatias për duelin me Vllazninë: Me Dwamenan arrijmë në finale, objektivi ynë është Europa

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Egnatias për duelin me Vllazninë: Me Dwamenan

Egnatia vazhdon të shkruajë historinë në Kupën e Shqipërisë, me rrogozhinasit që për herë të parë prekin edhe gjysmëfinalen e këtij turneu. Goglat ditën e sotme e vunë përballë Vllaznisë, pengesa e radhës për të tentuar finalen.

Pas hedhjes së shortit për sfidat gjysmfinale ka folur për mediat edhe presidenti i rrogozhinasve, Agim Demrozi, i cili theksoi se objektivi kryesore i të tijve është të arrinjë në Europë, por shancet i kanë edhe të ngrinjë lart trofeun e Kupës.

 “Jam i kënaqur me shortin, por edhe nëse do përballeshim me ekipe të tjera ju e keni parë që Egnatia është ekip i fortë. Do të japim maksimumin tonë të arrijmë finalen e Kupës së Shqipërisë.

Objektivi ynë që në fillimin e sezonit ka qenë Europa. Se nga vjen nga kampionati apo nga Kupa, mirë se të vijë. E prisnim reagimin e skuadrës sepse kemi punuar dhe investuar për këtë moment.

Do të luajmë shanset tona deri në fund, mund ta fitojmë Kupën, nuk është habi. Shpresoj të mbajmë vendin e tretë në “Abissnet Superiore”. Ekipet janë të gjitha njësoj, më mirë që ndeshjen e parë e luajmë në Shkodër. Do t’i presim ata në ndeshjen e dytë që do luhet në fushën tone. Kemi një lojtar si Dwamena në ekip”, ka deklaruar Demrozi.

Cila prej skuadrave të Superiores ka bërë merkaton më të mirë deri më tani?

  • Egnatia
  • Vllaznia
  • Dinamo
  • Partizani
  • Elbasani
  • Bylis
  • Teuta
  • Tirana
  • Vora
  • Flamurtari

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga