Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Po bëjmë maksimumin", Dritan Mehmeti: Ndërhyrje në ekip? Edhe Partizani me Egnatian kanë nevojë për diçka të tillë

Shkruar nga NEWSPORT
"Po bëjmë maksimumin", Dritan Mehmeti: Ndërhyrje

Dinamo fitoi minimalisht përballë Erzenit. Ndeshja në kuadër të javës së 13-të të “Abissnet Superiore” e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të dinamovitëve. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi kapiteni i Dinamos, Rustem Hoxha.

Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.

“Unë mendoj që profesor Starova ka të drejtë që thotë mund të bënim më shumë se kaq. Erzeni në pjesën e parë na mori iniciativën e lojës. Edhe me disa gabime tona në mënyrën sesi interpretuam fazën ofensive kemi bërë gabime dhe i dhamë mundësi kundërshtarit. Ata na vendosën në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Mendoj se jemi duke bërë maksimumin. I kam dhënë shumë më tepër skuadrës qetësinë psikologjike që të kalojmë këtë situatë të vështirë. Ka qenë e vështirë sepse ka shumë largime dhe afrime. Jam munduar të jem cinik për t’i marrë maksimumin këtij grupi. Kam shumë punë për të bërë për të përmirësuar intepretimin e lojës. Për pjesën e parë sot jam shumë i pakënaqur”, u shpreh Mehmeti.

-Si mendon se sa larg mund të shkosh me këtë grup, apo do të ketë ndryshime në janar?

“Duke pasur parasysh që në momentin që unë kam marrë skuadrën jam munduar të rregulloj skuadrën nga ana psikologjike. Jam munduar të rregulloj dhe aspektin difensiv pasi ndryshe nuk mund të shkosh drejt fitores. Përsa i përket asaj që ne duam për Dinamon e bukur, nuk mund të më kërkohet mua loja e bukur. Nëse do e kisha skuadrën që në fillimet e mia do të kërkoja falje për interpretimin e lojës. Nuk ka skuadër duke filluar tek Partizani dhe Egnatia që s’ka nevojë për ndërhyrje. Kam bërë një plan pune me drejtuesit dhe kur të vijë dhjetori do të bëjmë një analizë të thellë dhe të dalim në përfundim se ku kemi më shumë nevojë.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga