Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Plas” te PARTIZANI, Ëngjëll HOTI nuk paraqitet në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
“Plas” te PARTIZANI, Ëngjëll HOTI nuk paraqitet në

Situata te Partizani nuk është aspak e qetë. Si të mos mjaftonte pozicioni në renditjen e Superiores, teksa tashmë fati për titullin kampion nuk varet më nga të kuqtë, Ëngjëll Hoti është rikthyer në një çështje te kryeqytetasit. Siç raporton shtypi i shkruar, lojtari ka munguar në dy seanca stërvitore.

All - Paragraf - 3

Nën zë thuhet se ka ndodhur për të mbuluar tensionin që ekziston mes tij dhe drejtuesve, ndërsa të tjerë kanë treguar se ka pasur probleme shëndetësore. Megjithatë refuzimi i rinovimit të kontratës me Partizanin duket se ka sjellë të gjithë këtë gjullurdi.

Stafi teknik bashkë me drejtuesit e kishin pjesë të projektit për sezonin e ri futbollistik. Mirëpo lojtari dëshiron një kampionat më të fortë dhe kësisoj nuk ka pranuar që të vijojë “martesën” me të kuqtë. Në këto kushte, prej një muaji e kanë ulur në stol. Kulmi arriti në ndeshjen me Bylisin, ku në penalltinë e akorduar, ai pati debat me Carën për goditjen e saj.

Por, stafi ia besoi kavajasit. Në fund 11 metërshi u anulua me VAR, por kjo ka krijuar pakënaqësi te lojtarit. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë mes tij dhe drejtuesve të kuq, që kanë treguar vitet e fundit se nuk lëshojnë pe për këto situata.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga