
Partizani do të udhëtojë ditën e nesërme në Antalia për të zhvilluar fazën përgatitore për rifillimin e kampionatit shqiptarë. Demat kanë programuar edhe miqësore në tokën turke, të cilat akoma nuk janë bërë të ditur nga ana e klubit.
Pas 2 javëve qëndrimi në Turqi, Partizani do të rikthehet në kryeqytet më 5 dhjetor për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionan, ku përballë do të ketë Erzenin.
“Të mërkurën në orët e para të mengjesit skuadra udhëton drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore në Antalia. Përgjatë qëndrimit në tokën turke të kuqtë kanë programuar të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore. Ekipi do të rikthehet në kryeqytet në datën 5 dhjetor për të vijuar përgatitjet në Tiranë në prag të rifillimit të kampionatit’", ka njoftuar Partizani në rrjetet sociale.