Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përgatitjet për Europën, VLLAZNIA do të “zbarkojë” në tokën serbe

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet për Europën, VLLAZNIA do të

Vllaznia u rendit e 4-ta në kampionat duke siguruar një vend në Europë. Një arritje që në Shkodër nuk duan t’ia lënë rastësisë, pasi synojnë që këtë herë rrugëtimi i tyre të jetë më i gjatë.

All - Paragraf - 3

Drejtuesit nuk kanë humbur kohë. Nëse lojtarët kanë nisur pushimet, pjesë tjetër e stafit vazhdon me punën për të ndërtuar një skuadër kompetitive për sezonin e ardhshëm. Sipas të gjitha gjasave kuqeblutë do të rikthehen në stërvitje më 12 qershor dhe siç bëhet e ditur nga shtypi i shkruar më 20 qershor skuadra mund të niset drejt Serbisë.

Drejtuesit fillimisht duhet të vendosin për timonierin e ri dhe më pas të programojnë dhe një mini-fazë jashtë vendit tone, por gjasat janë që të udhëtojnë në Slatibori aty ku po punohet edhe për ndeshje miqësore.

Vllaznia merr pjesë në turin e parë të Conferencë League, ndërsa do të luajë më 13 dhe 20 korrik. Në shkodër presin me interes edhe shortin e Conferencë për të mësuar se kush do të jetë kundërshtari i tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7