Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Përgatitjet anti-EGNATIA, ATANASKOSKI “lumturon” stafin  e kuq

Shkruar nga NEWSPORT
Përgatitjet anti-EGNATIA, ATANASKOSKI “lumturon” stafin  e

Partizani prej ditësh ka nisur stërvitjet për duelin e javës së 28-të të Abissnet Superiore, ku përballë do të ketë Egnatian. Ky takim do të luhet ditën e hënë duke nisur që nga ora 15:00.

Gjatë stërvitjes Giovanni Colella provoi skema të ndryshme si dhe u fokusua edhe te duelet ajrore, një nga aspektet që duhet përmirësuar. Lajm i mirë për italianin është që në stërvitjen e djeshme zbriti në fushë edhe Atanaskoski.

Ky i fundit po i nënshtrohet një programi personal rikuperimi, por rikthimi i tij në lojë është shumë e vështirë të bëhet të hënën, teksa stafi i vetëdijshëm “kyqëzon” gishtat për duelin me Laccin që do të luhet në kuadër të javës së 29-të.

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Preka, Sota, Buxhelaj, Murataj, Bilali, Rrapaj, Cara, Mba, Selmani. Trajner: Giovanni Colella

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7