Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Pas largimit nga Teuta, Nijas Lena përfundon në Suedi, zbulohen lëvizjet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
Pas largimit nga Teuta, Nijas Lena përfundon në Suedi, zbulohen

Nga data 31 dhjetor, Nisaj Lena është zyrtarisht i lirë pas largimit nga Teuta. Për të interesimet kanë qenë të shumta, por problem mbetet fakti se Lena nuk mund të luajë më deri në fund të sezonit me skuadra që bëjnë pjesë në kampionate europiane pasi ka ndërruar dy ekipe brenda një viti.

Mundësia e vetme për Lenën është aktivizimi në një kampionat që fillon tani dhe i tillë është kampionati suedez. Mesfushori ka udhëtuar drejt Suedisë për festat e fundviti dhe gjatë kësaj kohë ka pasur mundësinë të flasë nga afër me drejtues klubesh që kanë shfaqur interes.

Deri më tani në lojë kanë dalë dy klube që kanë shfaqur dëshirën për përfitimin e shërbimeve të futbollistit në fjalë. Goteborg dhe Gasi, janë dy klubet që janë vënë në lëvizje për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjithçka mbetet në dorë të mesfushorit, i cili duhet të vendosë nëse do të qëndrojë deri në fund të kampionatit pa ekip për të bërë një zgjedhje më pas në verë apo do të vendosë të udhëtojë drejt Suedisë për të mos mbetur pa ekip për pjesën e mbetur të kampionatit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga