
Superliga shqiptare do zhvillojë këtë javë sfidat e pesta. Pas këtij raundi, në javën e gjashtë kalendari rezervon sfidën mes Partizanit dhe Tiranës. Derbi i kryeqytetit do zhvillohet në “Air Albania”, në 30 shtator.
Orari mbetet për t’u konfirmuar, teksa fakt është se sfida mes dy rivalëve të kryeqytetit do luhet të premte, në 30 shtator. Kujtojmë se pas kësaj jave, Superliga shqiptare do marrë pushimet, me skenën që do i përkasë Kombëtares kuqezi.
Pas mbjelljes së barit të ri, duket se stadiumi kombëtar do hapet për ndeshjet e Superligës, kjo pas duelit të kuqezinjve të Rejas.
Poll