Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Partizani rikonfirmoi Starovën në pankinën e kuqë, "Bobi" me mision të ri nga klubi

Shkruar nga NEWSPORT
Partizani rikonfirmoi Starovën në pankinën e kuqë,

Sulejman Starova është rikonfirmuar ditën e djeshme si trajner i Partizanit pas zhurmës që ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku të kuqtë humbën me rezultatin e thellë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, moment kur dhe u mendua se "Bobi" ishte largua një herë e përgjithmonë nga Partizani.

Nuk ka ndodhur kështu, drejtuesit e klubi kanë rikonfirmuar dje Starovën, duke i dhënë mundësinë këtij të fundit të përgatisë ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Misioni i ri i Sulejman Starovës është të spastrojë skuadrën nga lojtarë që nuk do të bindin këtë të fundit. Këtu bëhet fjalë si për merkaton e janarit ashtu dhe atë të verës.

Gjithashtu nga Starova do të dorëzohet dhe lista me afrimet që do të ndodhin tani. Mësohet se, nuk do të ketë asnjë lojtar të larguar deri në momentin që do të ketë afrime të reja, si duket kjo është strategji e klubit për të mos lëvizur pozitat aktuale të skuadrës pa qenë të sigurt për përforcimet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga