
Largimi i Eneo Bitrit dhe Xhuliano Skukës kanë lënë një boshllëk të madh në skuadrën e Partizanit. Drejtuesit prej ditësh tashmë kanë nisur punën për të gjetur zëvendësuesit e tyre.
Siç duket demat kanë “peshkuar” në Maqedoninë e Veriut, ku kanë pikasur ish-lojtarin e Tiranës. Mesa duket të kuqtë nuk iu ndahen lojtarëve që më parë kanë veshur fanellë e rivalëvë. Bëhet fjalë për Klisman Cake, i cili pritet të largohet nga Shkëndija e Tetovës.
Minutat e pakata që ka pasur mbrojtësi në dispozicion mund të bëjnë që 23-vjeçari të rikthehet në kampionatin shqiptarë, pasi i riu pëlqehet shumë nga drjtuesit e kuq, që raportohet se kanë gjetur akordin paraprak me Caken.
Ande asgjë nuk është konfirmuar nga palët, por mbetet të presim për të mësuar se çfarë do të sjellin ditët e fundit të merkatos.