
Largimi i Sulejman Starovës nga drejtimi i Partizanit ka nxjerrë në pah të gjitha problemet që ekzistojnë brenda klubit të kuq. Humbja e thellë ndaj gjirokastritëve ka detyruar "Bobin" të lërë postin e trajnerit dhe të largohet mjaft i mërzitur.
Por, Partizani nuk ka kohë për të humbur. Ditën e premte e pret një përballje tjetër e vështirë, ajo me Vllazninë. Lojtarët, por jo vetëm, duhet të harrojnë çfarë ka ndodhur dje ndaj Luftëtarit për të përgatitur ndeshjen e radhës. Në mungesë të trajnerit, ekipin do ta drejtojë Klevis Dalipi i cili aktualisht mban rolin e zv/trajnerit te Partizani dhe do vazhdojë të drejtojë skuadrën deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri, sikurse ndodhi dhe pas largimit në Mark Iulianos pak javë më parë.
[gallery columns="1" size="full" ids="183078"]