
Partizani është një nga skuadrat ku lojtarët që ka në gjirin e saj janë shumë të kërkuar në merkaton e janarit. Përveç Xhuliano Skukës, që kërkohet nga 3 klubet italiane, si Lecce, Empoli dhe Verona, tashmë një tjetër titullarë i demave ka rënë në syrin e ekipeve të huaja.
Sipas shtypit të shkruar bëhet fjalë për Eneo Bitrin, shtyllën e mbrojtjes së të kuqve. Kapiteni mund të ketë një largim gjatë kësaj periudhe, pasi një ekip nga Bundesliga, emri i të cilit nuk bëheti ditur ka shfaqur interes për shërbimet e Bitrit.
Kujtojmë se 26-vjeçari ka luajtur jashtë Shqipërie në Kazakistan me skuadrën e Astanës, ndërsa ka debutuar edhe me kombëtaren shqiptarë, duke u kthyer kështu në lider te Partizani.
Poll